Fustani i nuserise me nje sperkatje ngjyrash te lehta

Nuses i lejohet gati gjithecka edhe zgjedhja e nje fustani jo klasik i bardhe por me ngjyre. Po e kuptuat mire, fustani i nuserise mund te prezantohet edhe me nje sperkatje ngjyrash te lehta qe e bejne nusen pak me ndryshe nga te tjerat. Nuk ka rendesi nese do zgjidhni nje fustan te bardhe apo […]

Nuses i lejohet gati gjithecka edhe zgjedhja e nje fustani jo klasik i bardhe por me ngjyre. Po e kuptuat mire, fustani i nuserise mund te prezantohet edhe me nje sperkatje ngjyrash te lehta qe e bejne nusen pak me ndryshe nga te tjerat. Nuk ka rendesi nese do zgjidhni nje fustan te bardhe apo me ngjyre, rendesi ka te zgjidhni fustanin e marteses te duhur per ju.

Fustani i nuserise: Ngjyra dhe tradita

Fustani i bardhe klasik, nuk eshte me zgjedhja e te gjitha nuseve, ai ishte simboli i pastertise dhe deliresise. Sot gjerat kan ndryshuar dhe vajzat mund te zgjedhin fustanin e tyre sipas deshires dhe gustos personale.

Sidoqofte fustani i bardhe i ka lene me shume vendin fustanit nje ngjyresh panna ose  fildish. Por tashme mund te gjeni ne sallonet e nuserise edhe fusane me motive dhe ngjyra te ndryshme. Ngjyra eshte shprehje, karakter si dhe bindje.

Nuset shqiptare kane nje vantazh me shume se te tjerat pasi mund te zgjedhin dy fustane per dasmen e tyre dhe jo vetem nje si te gjitha nuset e tjera te botes! Keshtu qe nese veret ju pelqen mund te zgjidhni nje fustan klasik dhe nje sipas shijes tuaj.

Cfare ngjyre per fustanin tim te dasmes?

Zgjedhja varet nga shume faktor: nga karakteri i nuses si dhe nga personaliteti i saj por edhe nga stili i dasmes.

C’do zgjedhjeqe ju do te beni per martesen tuaj duhet te ndjeki nje ide ose teme te qarte. Ne qofte se keni vendosur per nje celebrim kalsik me nje feste klasike ateher nje fustan me ngyra shume te forta ndoshta nuk eshte zgjedhja me e duhur qe mund te beni.

Ngjyrat e forta si vjollce, e zeze e kuqe jane per femrat me nje karakter te forte dhe te sigurte te cilat duan te befasojne me cdo kusht.

Ngjyrat e lehta si rose e hapur, gure kali e hapur si dhe jeshile shume e zbehte jane ngjyra te embla dhe te rafinuara te cilat mund te perdoren per martesat te cilat celebrohen ne pranvere e cila eshte stina e te dashuruarve si dhe perfekte per te bere nje aperitiv jashte.

Per te qartesuar sadopak idete e nuseve te ardheshme vendosa tu sjell disa nga fustanet me ngjyra shume te lehta te koleksionin e Magnani Sposa.

Te veshura keshtu do te jeni nje nuse e fresket dhe rinore, e embel dhe e cilter per diten e dasmes tuaj.

Lini një Përgjigje